Ndalohen dy serbë në lidhje me zhdukjen e Sead Alushit

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy serbë nga veriu i Mitrovicës janë në ndalim që nga e shtuna në lidhje me zhdukjen e 17 vjeçarit, Sead Alushi në lumin Ibër.

Ata janë ndaluar për 48 orë më urdhër të prokurorit. Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Besim Hoti sipas të cilit kjo u bë me qëllim të masave të sigurisë për dy personat.

“Po janë ndaluar dy serbë, pronarë të shtëpisë ku të rinjtë shqiptarë kanë hyrë për të marrë disa qen”, tha Hoti për KosovaPress.

Sipas tij kjo është bërë me qëllim të masave preventive pasi që ata janë dëshmitarë të këtij rasti.

Në ndërkohë edhe sot po vazhdon kërkimi për gjetjen e 17 vjeçarit, i cili dyshohet se ka rënë në lumin Ibër.

Kërkimet po bëhen nga ekipet e shpëtimit të FSK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndalohen-dy-serbe-ne-lidhje-me-zhdukjen-e-sead-alushit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala