Ndajë kuponët fiskal, fito më shumë nga ATK-ja

Autori:Gazeta Fjala

Të gjithë kuponët fiskalë të mbledhur nga vetë ajo, D.P. i ka ndarë në shtatë zarfe, që i ka dorëzuar në Agjencinë Tatimore të Kosovës (ATK), transmeton Gazeta Fjala.

Në të shtatat ka futur kuponë, vlera e të cilëve ka kaluar 250 euro, por nuk ka arritur 500. Në secilin zarf ajo ka shkruar të dhënat e njërit prej anëtarëve të familjes së saj dhe nga një xhirollogari për secilin.

Në këtë mënyrë ajo pret që nga procesi i rimbursimit, të cilin e ka filluar Agjencia Tatimore e Kosovës, të marrë 70 euro për muajt prill, maj, qershor të këtij viti. Por ato do t’i marrë në xhirollogari të familjarëve të saj. Po ta dorëzonte një zarf, më së shumti që do të mund të merrte nga rimbursimi është shuma prej 20 eurove.

D.P. thotë se i ka marrë më shumë kohë që të ndajë kuponët në zarfe, por sipas saj kjo është më e mirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndaje-kuponet-fiskal-fito-me-shume-nga-atk-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala