Ndahet nga jeta Sabrije Deva

Ka ndërruar jetë sot Sabrije Deva, bashkëshortja e Veli Devës, politikanit e funksionarit të lartë të Kosovës gjatë viteve pas Luftës Antifashiste.
Sabrije Deva ishte ndër të parat femra shqiptare të Kosovës pjesëmarrëse në Luftën Antifashiste. Pas luftës ajo ishte aktiviste politiko-shoqërore dhe mësuese shumëvjeçare. Ish- nxënësit e saj e kujtojnë për punën e palodhshme me ta, ndërsa kolegët ku punoi për kolege të dashur e modeste.
Varrimi i Sabrije Devës do të bëhet sot në qytetin e lindjes, Gjakovë, në orën 16.