Ndahen mjetet për blerjen e laboratorit për kontrollimin e cilësisë së naftës

Autori:Gazeta Fjala

Kërkesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për blerjen e laboratorit mobil, i cili do të shërbejë për analizat e derivateve, është pranuar nga Ministria e Financave.

Kjo e fundit ka propozuar në mbledhjen e Qeverisë që të ndahen mjete në shumën prej 100 mijë eurosh për blerjen e këtij laboratori.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se laboratori mobil do ta mundësojë kryerjen e inspektimeve ad hoc në pikat e derivateve të naftës për t’i matur parametrat kryesorë të cilësisë së derivateve. Ai ka propozuar që personat që do të punojnë në këtë laborator të transferohen prej Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërsa Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se me laboratorin mobil do të bëhet një kontroll e dyfishtë e naftës.

Mirëpo, derisa Hoti ka thënë se personat që do të punojnë në këtë laborator do të transferohen nga Ministria e Tregtisë, Bajrami ka deklaruar se kjo ministri nuk ka staf të kualifikuar, i cili do të punojë në këtë laborator.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndahen-mjetet-per-blerjen-e-laboratorit-per-kontrollimin-e-cilesise-se-naftes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala