Ndahen 70 mijë euro për Festën e Pavarësisë (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për organizimin e festës së tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2016.

Këto mjete janë ndarë për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e tetë vjetorit të pavarësisë, i cili Këshill do të udhëhiqet nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Në përbërje të këtij Këshilli do të jetë edhe një përfaqësues nga Ministria e Forcës së Sigurisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, një përfaqësues i Zyrës së kryeministrit.

Në këtë këshill do të jetë edhe një përfaqësues nga zyra e Presidentes, nga zyra e kryetarit të Kuvendit, Komuna e Prishtinës, etj.

Përndryshe, në ditën kur do të festohet tetë vjetori i Pavarësisë, tri partitë opozitare (Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën) kanë paralajmëruar protestë gjithëpopullore me moton: Protestojmë për shtet me sovranitet. /Infokusi.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ndahen-70-mije-euro-per-festen-e-pavaresise-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala