Nazmi R. është roja i vrarë nga plaçkitësit në ‘Albi Mall’

Autori:Avdyl Pajaziti

Mësohet emri i të vrarit në qendrën tregtare “Albi Mall”. 44 vjeçari që u vra në orët e hershme të mëngjesit quhet Nexhat i cili ka punuar si roje sigurimi në këtë qendër tregtare.

Bëhet e ditur se ai është qëlluar me armë zjarri nga tre persona që për cak kishin vjedhjen e një kasaforte në njërin nga lokalet e kësaj qendre.

Por nuk janë dhënë detaje se nga cili vend është dhe si e ka mbiemrin.

Daut Hoxha nga policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress, rastin në fjalë duke treguar po ashtu se policia është në vendin e ngjarjes dhe ka filluar intervistimet e dëshmitarëve.

Policia ka konfirmuar se për rastin në fjalë ka marrë informatën rreth orës 01:30 dhe se ka reaguar menjëherë.

“Policia ka marrë informatën dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Aty ka gjetur një person me plagë të marra në gjoks, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Nga mjeku i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme fillestare dhe ato hetimore për të sqaruar rrethanat, ndërsa policia është në kërkim të autorëve që dyshohet se kanë kryer këtë krim”, tha Daut Hoxhaj nga policia e Kosovës.

Dyshimet e para siç shpjegon zyrtari për informim i policisë, ka qenë një vjedhje në proces.

Policia deri më tani ka intervistuar disa dëshmitarë ndërsa, burime të KosovaPress-it thonë se policia ka arrestuar disa persona.

Në qendrën tregtare “Albi Mall” ende nuk janë hapur shumica e lokaleve edhe pse ato fillojnë punën në orën 09:00.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nazmi-r-eshte-roja-i-vrare-nga-plackitesit-ne-albi-mall/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala