Nazim Bllaca është i lirë, gati për “Bllaca 4”

Autori:Avdyl Pajaziti

Nazim Bllaca pritet që të enjten ta braktisë qelinë e tij në Burgun e Dubravës, brenda së cilës i ka errur e zbardhur 13 muaj e 5 ditë.

Lirinë ia ka mundësuar paneli për lirim me kusht, të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

Dëshmitari bashkëpunues është liruar për shkak se ka vuajtur dy të tretat e dënimit prej 4 vjetësh e gjysmë për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Bllaca pritet të transferohet në një vend të sigurt. Atij i është larguar edhe familja nga Ribari i Madh i Lipjanit.

Megjithatë, do të jetë dëshmitar edhe në një proces të madh gjyqësor në krye me deputetin Azem Syla.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nazim-bllaca-eshte-i-lire-gati-per-bllaca-4/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala