NATO teston forcën, fillon stërvitja më e madhe prej 13 vjetësh

Autori:Gazeta Fjala

NATO po ndërmerr stërvitjen më masive ne 13 vjet, duke mobilizuar 36 mijë ushtarë, marinarë dhe forca ajrore nga mbi 30 vende.

Qëllimi i kësaj lëvizjeje është të testohet aftësia e aleancës për t’ju përgjigjur kërcënimeve të reja të sigurisë.

Manovrat do të vazhdojnë deri në fillim të nëntorit e në to, do të përfshihen dhe Spanja me Portugalinë e ujërat pranë tyre.

Në ceremoninë e çeljes së eventit, zëvendës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow deklaroi se situata gjeopolitike është shumë më e paqëndrueshme sesa herën e fundit që u mbajtën stërvitje të tilla masive gjatë Luftës së Ftohtë./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nato-teston-forcen-fillon-stervitja-me-e-madhe-prej-13-vjetesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala