NATO: Shkelja e hapësirës ajrore turke nga Rusia s’është aksident

NATO thotë se shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë nga Rusia “nuk duket si aksident”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se Rusia nuk ka dhënë “asnjë shpjegim të qëndrueshëm”, për dy shkeljet e hapësirës ajrore turke, që i ka bërë gjatë fundjavës, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Ai këto veprime i ka quajtur “të papranueshme”.
Rusia ka deklaruar se shkelja e parë ka ndodhur pasi që një avion rus ka hyrë në hapësirën ajrore turke vetëm për disa sekonda, për shkak të motit të keq. Ndërkaq, për shkeljen e dytë të raportuar, autoritetet ruse thonë se janë duke e hetuar ngjarjen.
Rusia ka filluar fushatën e saj ajrore në Siri të enjten e kaluar./lajmi.net