NATO kërkon hetim për ngjarjet në Kumanovë

Autori:Zekirja Shabani

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, pas ngjarjeve në Kumanovë, i bëri thirrje Maqedonisë që të qetësohet, lajmëroi radioja Deutche Welle.

“Kërkoj nga secili në Maqedoni që të përmbahet dhe të evitojë përshkallëzimin e mëtejshëm në interes të shtetit dhe të tërë rajonit”, ka deklaruar ai.

Stoltenberg ka kërkuar edhe hetim transparent për konfliktin në të cilin u vranë tetë policë maqedonas dhe 14 pjesëtarë të, siç e quajti, “një grupi të armatosur”. Sekretari i përgjithshëm i Alenacës Veri-Atlantike ka shprehur edhe shqetësim të madh për zhvillimin e situatës.

Komisioni i Bashkimit Evropian gjithashtu shprehu brengosje për shkak të gjakderdhjes në Maqedoni.

Komisari i BE-së për politikë ndaj fqinjëve, Johannes Hahn ka thënë se se duhet evituar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe se të gjithë pjesëmarrësit duhet të tregojnë përmbajtje.

Gazeta gjermane “Die W” për ngjarjet në Maqedoni raporton me titull “Shteti më jolabil në Evropë në prag të luftës”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nato-kerkon-hetim-per-ngjarjet-ne-kumanove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala