NATO, e gatshme të mbrojë Turqinë

Autori:Gazeta Fjala

Aleanca atlantiko-veriore është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi, nëse do të jetë e nevojshme të mbrohet aleati kundër kërcënimeve që vijnë nga kufijtë juglindorë të tij, ka bërë të ditur këtë të enjte kreu i NATO-s së udhëhequr prej SHBA-ve, pas shkeljeve të hapësirës ajrore turke nga avionët luftarakë rusë, që po zhvillojnë sulme ajrore në Siri.

“NATO është e gatshme dhe tepër e aftë të mbrojë aleatët e saj, përfshi Turqinë, kundër çdo kërcënimi të jashtëm”, tha Jens Stoltenberg për reporterët, përpara një takimi të ministrave të Mbrojtjes së aleancës në Bruksel, që do të dominohet nga kriza e Sirisë.

“NATO është përgjigjur edhe deri më tani, duke rritur kapacitetet e aftësitë tona, gatishmërinë tonë për të dërguar trupa, përfshi edhe në jug, përfshi edhe Turqinë”, tha ai, duke theksuar se sulmet ajrore të Rusisë si dhe lëshimi i raketave nga Kaspiku janë “arsye të qenësishme për t’u shqetësuar”.

Ai deklaroi gjithashtu se ende nuk është marrë ndonjë vendim mbi sasinë e trupave të NATO-s në Afganistan./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nato-e-gatshme-te-mbroje-turqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala