Natali Velijaj sot para Gjykatës

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Apelit e Kosovës ka ri-caktuar datën kur do të mbahet seanca e kolegjit penal në rastin e Natali Velijaj dhe të tjerëve.

Seanca do të mbahet sot duke filluar nga ora 10 :00, në objektin D. të Pallatit të Drejtësisë.

Shqyrtimi i kësaj çështje fillimisht ishte caktuar për datën 26 tetor të këtij viti, por kolegji penal nuk kishte arritur të mbaj seancë, për shkak se nuk ishin plotësuar kushtet ligjore, të parapara në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, raporton lajmi.net

Velija, akuzohet për keqpërdorimin e 1.4 milionë eurove në rastin e prodhimit të pasaportave biometrike.

Ajo po përballet me drejtësinë, për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur 1.4 milionë euro në tenderin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për prodhimit të pasaportave biometrike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/natali-velijaj-sot-para-gjykates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala