Naser Ferri: Po sulmohem për shkak të parimeve që kam (Video)

Akuza për sjellje të papërgjegjshme studentët po ia bëjnë profesorit të Fakultetit Filologjik, Naser Ferri, por ky i fundit i mohon ato, duke thënë se po sulmohet për shkak të parimeve në vlerësimin e studentëve.
Një grup i studentëve të Gjuhës Shqipe po thonë se sjelljet e mësimdhënësin e latinishtes nuk janë etike.
Studentët po e fajësojnë edhe për ngacmime seksuale, njofton Klan Kosova.
Këto akuza po i bazojnë në pohimet e kolegeve të tyre për të cilat po thonë se po frikësohen të dalin publikisht.
Kurse profesor Ferri i hedh poshtë këto akuza, duke thënë se në këtë periudhë të afatave të provimeve po sulmohet për shkak të parimeve në vlerësimin e studentëve.
Kërkesën e studentëve për shkarkim të profesorit Naser Ferri e ka aprovuar dekanati i fakultetit, pas vendimit të komisionit disiplinor. /Klan Kosova/