NASA zbulon se Antarktida më shumë po fiton akull sesa po humb!

Autori:Avdyl Pajaziti

NASA ka zbuluar se Antarktida është në të vërtet duke fituar më shumë akull se sa që ka humbur.

Shkencëtarët e NASA-s kanë thyer dijen konvencionale që sipërfaqja e Antarktidës është duke u pakësuar dhe zbuluan se ne fakt sasia e akullit është rritur.

Edhe pse duke pranuar se akullnajat janë ende duke u pakësuar pasi njeriu bëri ngrohjen globale, studimi i ri i publikuar në Journalin e Glaciologjisë sugjeron se së fundi më shumë është kompensuar se sa është humbur.

Të gjeturat sfidojnë hulumtimin e mëparshëm, përfshirë studimin e bërë nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për ndryshimet klimatikë në vitin 2013, i cili konkludoi që deti është duke u rritur për 0.27 milimetra çdo vit për shkak të shkrirjes në Antarktikë, shkruan The Telegraph, transmeton Klan Kosova.

“Ne jemi në thelb në përputhje me studimet tjera që tregojnë një rritje të shkarkimit të akullit në Antarktik Peninsula dhe Thwaites dhe ishullin Pine në regjionin e Antarktidës perëndimore”, tha autori i studimit, Jay Zwally.

“Mosmarrëveshjet tona kryesore janë për Antarktidën lindore dhe pjesën e brendshme të Antarkditës perëndimore, atje ne shohim një fitim të akullit që tejkalon humbjet në fushat tjera”, shtoi Zwallay, ekspert i NASA-s.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nasa-zbulon-se-antarktida-me-shume-po-fiton-akull-sesa-po-humb/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala