NASA: Marsi ka qenë si Toka

Atmosfera e planetit Mars, që dikur ka qenë mikpritëse, mund të jetë bërë aq e thatë dhe e ftohtë për shkak të goditjes nga një breshëri rrezesh diellore, njoftojnë studimet më të fundit të NASA.
Kjo do të thotë se Marsi dikur mund t’i ketë pasur kushtet për jetesë, por dielli i ka shkatërruar ato. Rezultatet e këtij misioni në Mars, sjellin më tepër detaje për të kuptuar se si atmosfera në këtë planet ka ndryshuar gjatë jetës së tij të hershme.
Kohë më parë, Marsi ishte shumë i ngrohtë dhe me lagështirë dhe potencialisht më mikpritës për jetë në të. Por në një moment që ai është tharë dhe është bërë shumë i ftohtë, e bën të vështirë jetesën, për të mos thënë shumë të rrallë.
Studimi zbuloi se jonet largoheshin nga planeti në një shkallë shumë më të shpejtë gjatë breshërisë së rrezeve diellore. Jonet që u larguan nga planeti në jetën e tij më të hershme, ka të ngjarë të kenë bërë të njëjtën rrugë më vonë, duke u hedhur jashtë në atmosferë dhe duke lënë Marsin me një peizazh të shkretë siç është sot. NASA përkrah gjithashtu idenë që fushat magnetike që lidhen me diellin kanë ndryshuar atmosferën në Mars.