NASA jep përgjigje rreth shkatërrimit të tokës në muajin e ardhshëm

Agjencia hapësinore NASA ka hedhur poshtë spekulimet e fundit se shkatërrimi i planetit tonë do të ndodhë në Shtator të këtij viti, madje nga kjo sipas tyre nuk rrezikohemi as në vitet e ardhshme apo për disa dekada që po vinë.
Në ditët e fundit është spekuluar shumë, sidomos nëpër rrjete sociale, se një asteroid i afërt do ta godas Tokën.
Sipas këtyre spekulimeve, kjo do duhej të ndodhte mes 15 dhe 28 shtatorit të 2014-ës.
Por NASA, tashmë u dha përgjigje këtyre spekulimeve, duke larguar nga njerëzit frikën se fundi i ekzistencës dhe shkatërrimi i planetit tonë është shumë afër, përcjell në shqip Gazeta Express.
Agjencia hapësinore pohon se mundësia që diçka e tillë të ndodhë brenda 100 viteve të ardhshme qëndron në 0.01%.
“Nuk ka asnjë bazë shkencore, e as asnjë provë se një asteroid apo ndonjë objekt tjetër qiellor do të godasë Tokën në ato data,” tha Paul Chodas, menaxher në zyrën e NASA-s, shkruan “The Guardian”, përcjell GazetaExpress.
“Po të kishte pasur ndonjë objekt të madh që do të mjaftonte të kryej shkatërrimin e planetit në shtator, ne do ta kishin vërejtur deri me tani”, shtoj ai.
NASA, pretendime të tilla kishte mohuar edhe vite më parë kur besohej se sipas shkrimeve dha kalendarëve të fisit Maja fundi i botës do të ndodhë në Dhjetorë të 2012-ës.