NASA i bie n’fije shiut e borës

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka zhvilluar disa misione që kanë të bëjnë me njohjen e tokës.

Sondat e fundit të flotës së NASA-s e sjellin në 18 numrin e instrumenteve që vëzhgojnë tokën.  Së pari, në shkurt të vitit të kaluar filluam misionin GPM ose Matja e Reshjeve Globale, thotë shkencëtari i NASA-s, Tom Ëagner:

“Ky sistem do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë reshjet, do të jetë në gjendje të masë nivelin e borës në atmosferë, dhe në përgjithësi do të përmirësojë njohurinë tonë mbi reshjet”. GPM u pasua nga misioni për vëzhgimin e dioksidit të karbonit orbital ose OCO-2.

Ëagner thotë se kjo është e rëndësishme, duke patur parasysh se lirimi i dioksidit të karbonit është kontribuuesi kryesor i ngrohjes globale:

“Një nga gjërat më të rëndësishme që ne kemi nevojë të dimë është se nga vjen dioksidi i karbonit dhe ku po shkon. A thithet nga oqeani? A po lirohet nga tharja e Arktikut? Dhe, në qoftë se ne duam të kuptojmë se ku do të jetë planeti ynë në 50 ose 100 vjet, në duhet t’i kuptojmë këto lloje të proceseve”. Në vitin e fundit, janë montuar dy instrumente në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës:

“Është hera e parë që ne jemi duke vënë instrumente në Stacionin Hapësinor për të vëzhguar Tokën. Stacioni i hapësirës është një platformë e rëndësishme sepse ka shumë energji”.

Një nga instrumentet quhet RapidScat. Nga pozita e tij fikse jashtë stacionit hapësinor, ai dokumenton shpejtësinë e erërave që lëvizin në sipërfaqe të oqeanit, duke siguruar të dhëna të cilat mund të përmirësojnë modelet klimatike dhe parashikimin e motit. Instrumenti tjetër quhet CATS: “Ky instrument përmes lazerave do të përpiqet të kuptojë marrëdhëniet mes ndotësve dhe grimcave të tjera dhe formimit të reve”. Sateliti tjetër që do të dërgohet në orbitë quhet SMAP dhe do të analizojë lagështinë. Fokusi i tij është cikli i ujit, një element kritik për jetën në planet.

Ëagner thotë se SMAP dhe mjetet e tjera do të monitorojnë shëndetin e sistemeve jetike të Tokës: “Fakti i thjeshtë është se Toka është e gjitha e ndërlidhur. Në qoftë se dëshironi ta kuptoni atë, ju duhet të bëni matje në mbarë planetin, gjatë gjithë kohës, për ta kuptuar më mirë atë që po ndodh. Dhe satelitët janë një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë”.

Shkencëtari i NASA-s Tom Ëagner tregon se nga arkiva e madhe e të dhënave që vijnë nga satelitët përfitojnë parashikuesit e motit dhe shkencëtarët që përdorin modelet e parashikimit të motit. Të dhënat e NASA-s ndihmojnë edhe fermerët dhe menaxhuesit e oqeaneve dhe tokës që të marrin vendime më të mira në përgjigje të ngrohjes globale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nasa-i-bie-nfije-shiut-e-bores/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala