NASA: Asteroidi Beni do të vijë drejt Tokës (video)

Autori:Gazeta Fjala

NASA planifikon të lëshojë sondën e cila do të mblidhte ekzemplarë gurësh nga asteroidi i cili besohet se një ditë do të mund ta godasë Tokën.

Asteroidi i pagëzuar Beni do të mund të shihet nga Toka kur të kalojë nëpër orbitën tonë, që ndodhë çdo gjashtë vjet, transmeton Koha.net njoftimet.

Beni ka diametrin 500 metra dhe në vitin 2135 do të kalojë saktësisht në mes të Tokës e Hënës.

“Këtë kalim në mes të Tokës e Hënës më 2135 ky asteroid potencialisht do ta orientojë udhëtimin nga vetë Toka, më vonë në atë shekull”, citohet të ketë deklaruar profesori i shkencave planetare në Universitetin e Arizonës, Dante Lauretta.

Profesori Dante ka thënë se ky asteroid me siguri do të shkaktojë pasoja shumë të mëdha.

Lauretta, hulumtuesi kryesor i NASA-s i angazhuar në misionin e sondës Oziris-Reks për asteroidin Beni, që do të nisë në shtator, ka thënë se sonda do të hartografojë asteroidin, do të mbledhë disa ekzemplarë gurësh dhe pastaj do të kthehet në Tokë. Sipas tij, informatat mbi madhësinë e asteroidit, masën e tij dhe përbërjen mund të jenë të dhëna vendimtare për gjeneratat e ardhshme që do të merren me këtë problem.

Sonda Oziris-Reks në asteroidin Beni do të arrijë më 2018, ndërsa pritet të kthehet në tokë më 2023.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nasa-asteroidi-beni-do-te-vije-drejt-tokes-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala