Naftëtarët i shkruajnë kryeministrit

Autori:Zekirja Shabani

Kreu i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajramit, me një letër.

Ai kërkon nga i pari i ekzekutivit dhe ministrja e tregtisë që të marrin masa për evitimin e barrierave me të cilat po përballen tregtarët e naftës dhe të veprojnë për rregullimin e tregut të këtij produkti.

Sipas Berjanit, Qeveria e Kosovës duhet sa më parë të rishikoj ligjin për tregti me naftë dhe të formoj rregullatorin e çmimeve.

20150202_121223

Në këtë letër kërkohet:

  1. Formimi i rregullatorit të çmimeve
  2. Kontrolli i cilësisë gjatë importit në kufi
  3. Largimi i trupave inspektuese
  4. Rezervat shtetërore të ndahen në mënyrë të barabartë
  5. Zgjatja e licencave
  6. Tatim në mbuloja
  7. Kyçje në rrugë
  8. Rishikim i ligjit për tregti të naftës

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/naftetaret-i-shkruajne-kryeministrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala