Naftëtarët i kthejnë çmimet e larta

Çmimi i derivateve të naftës është ngritur sërish në Kosovë.
Në kohën kurë në të gjitha tregjet ndërkombëtare çmimi i arit të zi po bie. Një litër naftë nga ajo që ka parë Gazeta Fjala gjatë mëngjesit të sotëm është shitur 1 euro e 3 centë.
Çmim të njëjta ka pasur edhe benzina, derisa një litër gas (plinë) ka shkuar në 65 centë.
Nëpër të gjitha pompat e derivateve në Kosovë është ngritur çmimi i naftës. Konsumatorët nuk kanë mundur të blejnë derivate nëpër pikat e shitjes me një çmim prej 0.96-97 cent sa ishte më herët.
Çmimet e derivateve në Kosovës patën shënuar rënie gjatë muajt të kaluar si rezultat ndryshimit të çmimeve në berzen botërore.
Ndryshe, çmimet e derivateve në Kosovë janë më të lartat në rajon