Na lejoni të investojmë

Autori:Avdyl Pajaziti

Afaristi i mirënjohur shqiptar, Lazim Destani, pronar i kompanisë “Ecolog”, ka thënë se janë në fazën e pritjes së përgjigjes nga institucionet e Kosovës për zhvillimin e projektit “Qyteti i gjelbër”, në një hapësirë prej 11 mijë hektarësh, te fabrika e tekstilit “Kosovatex” në Prishtinë.
Destani ka thënë se ky është një projekt me të gjithë infrastrukturën bazike, ambulanca, shkolla fillore, çerdhe fëmijës, qendër rekreative, qendër tregtare, hotel dhe apartamente banimi, pra një projekt shumë milionësh.

Duke folur në cilësinë e kryetarit të nderit të Unionit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Destani në një intervistë për “Zëri”, ka thënë se ky union është i organizuar mirë, sipas modelit “Të gjithë fitojnë”, dhe se do të sjell përfitime si për bizneset që vijnë nga diaspora ashtu edhe për kompanitë shqiptare në rajon.

Ai ka thënë se për të pasur investime nga jashtë, në radhë të parë nga diaspora shqiptare, është më se e nevojshme që të ketë sundim të mirëfilltë të ligjit dhe funksionim efikas të institucioneve shtetërore, të cilat mbase pa vetëdije dhe pa qëllim bëhen faktorë refuzues për investitorët, për shkak të pengesave burokratike si rrjedhojë e mosharmonizimit dhe moskoordinimit të plotë institucional.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/na-lejoni-te-investojme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala