MZHE: S’kemi kurrfarë informacione për arrestimin e Sejdiut

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Zhvillimit Ekonomik thotë se nuk ka kurrfarë informacionesh në lidhje me zyrtarin e kësaj ministrie i cili është raportuar të jetë arrestuar në Japoni, nën dyshimin për ngacmim seksual

Në zyrën e informimit të MZHE’së, thonë se nuk kanë informacione zyrtare për arrestimin e Drejtorit të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike dhe e tëra që mund të thonë është se ai sot nuk është paraqitur në punë.

“Informacionet i kemi marrë prej mediave. Ende nuk kemi konfirmim zyrtar as nga Ambasada në Japoni dhe as nga shteti përkatës. E tëra që mund t’ju themi është se zyrtari sot nuk është paraqitur në punë”, thuhet në përgjigjen e MZHE’së për Gazetën Express.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mzhe-skemi-kurrfare-informacione-per-arrestimin-e-sejdiut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala