MZHE negocioi fshehtas për “Kosovën e Re”

Autori:Avdyl Pajaziti

Procesi i deritashëm për projektin më madhor, ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” po vlerësohet i mbyllur dhe jotransparent nga ana e ekspertëve të ekonomisë në vend. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë të ditur që janë përmbyllur negociatat me kompaninë amerikane ‘Contour Global” për ndërtimin e termocentralit dhe se i është hapur rrugë nënshkrimit të marrëveshjes. Arritja e marrëveshjes është bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Visar Azemi, koordinator i Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), të gjithë procesin e negocimit e ka parë të mbyllur. Sipas tij, negocimi i 1.4 miliardë euro të qytetarëve të Kosovës pa miratimin e Kuvendit të Kosovës dhe mungesa e transparencës për një vlerë kaq të madhe paraqet rrezik serioz për kredibilitetin dhe ligjshmërinë e këtij procesi.

“Procesi ka mungesë të plotë transparence dhe informacioni për opinionin publik. Që në fillim, për këtë projekt nuk u respektuan standardet procedurale duke shkaktuar një mori shkeljesh ligjore. Hapja e ofertave për Projektin ‘Kosova e Re’ u bë në fshehtësi të plotë dhe pa prezencën e mediave. Sipas lajmit të djeshëm të Qeverisë se është arritur marrëveshja për pikat negociuese me kompaninë “Contour Global”, asnjëherë opinioni publik nuk është informuar për atë se çfarë është duke u negociuar dhe se çfarë marrëveshje është arritur”, ka thënë Azemi për gazetën “Zëri”..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mzhe-negocioi-fshehtas-per-kosoven-e-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala