MZHE 40 mijë euro mbushje pa tenderë

Fadil Ismjali sa ishte ministër i Zhvillimit Ekonomik nuk i ka respektuar procedurat e prokurimit nëpër tenderë. Mbushjet telefonik për vete dhe stafin e tij ai i kishte blerë duke shkel ligjin.
Sipas Auditorit Gjeneral, kjo ministri nën drejtimin e Isjmalit kishte arritur marrëveshje me kompaninë IPKO për blerjen e mbushjeve telefonike pa zhvilluar një proces të hapur të prokurimit.
“ Në kuadër të marrëveshjes ishte paraparë furnizimi me aparate telefonike pa pagesë. Shpenzimet e ndodhura për vitin 2014 ishin 38,244 euro. Sipas zyrtarëve të MZHE-së edhe pse blerjet ishin bërë pa procedura të prokurimit oferta e IPKO-së ishte e përshtatshme dhe e lirë, dhe ajo ka sjell telefona mobil për stafin e MZHE-së”:, ka treguar Auditori në raport.
Mirëpo, edhe përkundër kësaj Auditori ka tërhequr vërejtjen se forma e tillë e kontraktimit ka qenë jo transparente dhe nuk ka ofruar konkurrencën e duhur të tregut./Gazeta Fjala/.