Myslimanët ruajnë kishën gjatë meshës: “Ne jemi vëllezër”

Autori:Avdyl Pajaziti

“Nëse do të ketë sulme, atëherë të na vrasin të gjithëve” e ka arsyetuar këtë aksion simbolik Hacim El Jazouli, njëri ndër aktivistët myslimanë.

Besimtarë myslimanë në Francë kanë bërë roje në mënyrë simbolike para kishave ku është mbajtur mbrëmë Mesha e Krishtlindjes. Ky veprim ka bërë përshtypje shumë të mira në esin e frekuentuesve të meshave, shkruajnë mediet franceze dhe transmeton nzz.ch.

«Ne jetojmë së bashku, ne jemi vëllezër, përcjell albinfo.ch. Dhe ne po qëndrojmë të gjithë në të njëjtën barkë. Nëse do të ketë sulme, atëherë të na vrasin të gjithë ne», e ka arsyetuar këtë aksion simbolik Hacim El Jazouli, njëri ndër aktivistët myslimanë.

Në Francën e cila ende është në gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar nga terrorizmi islamik, aksione si ky kanë një peshë dhe rëndësi të veçantë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/myslimanet-ruajne-kishen-gjate-meshes-ne-jemi-vellezer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala