Mysafirët ia fikën derën Rasim Selmanit

Kushdo që e viziton kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, nuk ka shancë të dalë pa e pirë një kafe a një pije. Udhëheqja e kësaj komune e ka zakon që të mos i lëshon mysafirët pa i gostitur.
Madje për këtë vit, kanë angazhuar kompaninë “Pishat – T”, që në vlerë 4200 euro për njësi tu shërbej mysafirve.
Në tenderin e dhënë me 10 mars, nga komuna e Deçanit është specifikuar se këto shpenzime janë enkas për ata qe vijn në Deçan.