Myftiu Tërnava në Katar, kërkon përkrahje financiare për BIK-un

Autori:Gazeta Fjala

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava sot në kryeqytetin e Katarit, Doha, ka nisur një vizitë zyrtare me ftesë të ministrit për vakëfe dhe çështje fetare – Gaith Al Kawari.

Në takim me ministrin Al Kawari, Myftiu Tërnava e falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i ka dhënë Kosovës dhe populli të saj gjatë dekadave të fundit, njofton kumtesa nga BIK.

Myftiu Tërnava dhe ministri Al Kawari biseduan për mundësin e financimit të projekteve të BI që kanë të bëjnë me vakëfet dhe projektet që i përkasin rregullimit të infrastrukturës së BIK, transmeton Koha.net.

Ministri Al-Kawari në fjalën e tij tha se Ministria e Vakëfeve e Katarit në të ardhmen do të rris e bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Po sot, myftiu Tërnava u prit edhe nga Haled Al Ganem – drejtor për çështje islame në Ministrin e vakëfeve si dhe nga drejtori ekzekutiv i Shoqatës “Qatar Charity”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/myftiu-ternava-ne-katar-kerkon-perkrahje-financiare-per-bik-un/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala