Myftiu Tërnava bën thirrje kundër ekstremizmit në mesazhin e Fitër Bajramit

Autori:Avdyl Pajaziti

Qindra besimtarë myslimanë në gjithë Kosovën falën sot në mëngjes namazin e Fitër – Bajramit.

Në manifestimin qendror në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, myftiu i Kosovës Naim Tërnava iu drejtua xhematit, duke u lutur për paqe, begati, tolerancë dhe solidaritet.

Gjatë fjalimit të tij, Tërnava porositi se Bashkësia Islame e Kosovës është kundër çdo ekstremizmi dhe kundër çdo terrori që po bëhet nëpër vende të ndryshme të botës.

Lutjes për mirëqenie dhe tolerancë iu bashkua edhe xhemati i pranishëm.

Pas 30 ditëve të Muajit të Ramazanit, me agjërim, lutje dhe adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata të mbarë botës, prej sot, në tri ditët e ardhshme, festojnë festën më të madhe islame, atë të Fitër – Bajramit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/myftiu-ternava-ben-thirrje-kunder-ekstremizmit-ne-mesazhin-e-fiter-bajramit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala