Muzeu i bërllogut (Foto)

Çdo turist që vie në Kosovë, një ndër vendet e para që viziton është Muzeu i Kosovës. Kjo për shkak historisë së shtetit që ruhet brenda tij. Por, para se të hyjë në të, duhet të kaloj përmes grumbujve të mbeturinave dhe qenëve endacak.
Mbeturinat janë të shpërndara jo vetëm përrth rrethojave të muzeut por edhe te hyrja kryesore e këtij objekti kulturor.
Në këtë gjendje, drejtuesit e muzeut do të ishte më e mirë të merrnin vendim për mbylljen e përkohëshme të muzeut, e të dalin ta pastrojnë ambientin përreth tij.
Në këtë mënyrë kushdo që do ta vizitoj pastaj Muzeun e Kosovës ta ketë rrugën e hapur e të mos kthehet mbrapa pa nga kundërmimi këtij pisëllëku.