Mustafa vlerëson sjelljen e deputetëve të shumicës

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar institucionet e rendit si edhe organet drejtuese të Kuvendit dhe deputetët e partive në pushtet, për sjelljen e tyre gjatë seancës së fundit.

“Dua ta vlerësoj sjelljen e kulturuar të deputetëve të pozitës, sepse e kanë pasur vështirë të punojnë në një ambient të tillë të rrezikshëm edhe për jetën e tyre”, ka thënë Mustafa.

Ai ka përgëzuar edhe punën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i cili, sipas Mustafës, e gjeti mënyrën që në harmoni me rregulloren dhe ligjin të vazhdojë puna e Kuvendit, transmeton Rel.

“Me këtë është dëshmuar se Kuvendi mund të funksionoj, koalicioni është stabil, kurse ne si Qeveri do të vazhdojmë bashkëpunimin”, ka theksuar Mustafa.

Kryeministri Mustafa i ka bërë thirrje edhe opozitës që të kthehet dhe të vazhdoj punën duke respektuar ligjet dhe rregulloren e punës së Kuvendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-vlereson-sjelljen-e-deputeteve-te-shumices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala