Mustafa vlerëson mbështetjen e Kroacisë për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija.

Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Vodopija për kontributin e tij personal dhe të shtetit kroat për Kosovën, duke i uruar ambasadorit suksese në angazhimet e mëtejshme, njofton komunikata nga Qeveria e Kosovws, transmeton Indeksonline.

Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi përkrahjen e Kroacisë për Kosovën, veçmas në proceset eurointegruese, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Zoran Vodopija, e falënderoi kryeministrin Isa Mustafa për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit në Kosovë, duke shprehur përkrahje të mëtejshme për Kosovën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-vlereson-mbeshtetjen-e-kroacise-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala