Mustafa vizitë zyrtare në Lituani

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Lituani, me ftesë të homologut të tij lituanez, Algirdas Butkeviçius.
Gjatë qëndrimit në Vilnius, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministrat Arban Abrashi dhe Mahir Yagcilar, do të zhvillojë takime me kryeministrin e Butkeviçius, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe personalitete të tjera në Lituani.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë takime të ndara me kryetaren e Parlamentit të Lituanisë, Loreta Grauzhiniene, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkeviçius, njofton Zyra e Kryeministrit, raporton lajmi.net.

Gjatë takimeve të kryeministrit Isa Mustafa me udhëheqësit e shtetit të Lituanisë, do të bisedohet për fuqizimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe përkrahjen e Lituanisë për proceset integruese evropiane të Kosovës, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-vizite-zyrtare-ne-lituani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala