Mustafa veteranëve: Pagesa e pensioneve fillon nga java e ardhshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa, bashkë me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kanë zhvilluar takim të premten me udhëheqësin e Zyrës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Faik Fazliu.

Gjatë takimit, është diskutuar rreth mbarëvajtjes së procesit të aplikimit në skemën e pensioneve dhe beneficioneve të përcaktuara në Ligj dhe fillimin e implementimit të pagesës së pensionit për veteranët e UÇK-së.

Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit, është konstatuar se procesi është duke shkuar sipas procedurave të përcaktuara me aktet ligjore në fuqi.

“Gjatë takimit, u bë e ditur se në thesarin e shtetit tashmë janë dërguar listat e para të veteranëve që kanë kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe kanë kaluar procesin e verifikimit, dhe se nga java e ardhshme do të fillojë pagesa e pensioneve”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

“Ndërkaq, po punohet me intensitet të shtuar për përfundimin e procedurave për pjesën e mbetur të veteranëve, të cilët, pas kompletimit dhe verifikimit të dokumentacionit, do të futen në listën e pagesës së pensioneve”, thuhet më tej aty.

Deri më tani, këtë proces e kanë kaluar një numër i konsiderueshëm i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-veteraneve-pagesa-e-pensioneve-fillon-nga-java-e-ardhshme-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala