Mustafa uron Merkelin

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në 25 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë, i ka dërguar një telegram urimi Kancelares Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Në telegram, kryeministri Isa Mustafa, në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka shprehur urimet më të përzemërta në këtë ditë të shënuar historike për popullin gjerman, Evropën e bashkuar dhe mbarë botën demokratike.

Duke vlerësuar rolin që pati rrëzimi i Murit të Berlinit dhe Dita e Bashkimit të Gjermanisë më 3 Tetor 1990, kryeministri Mustafa thekson se kjo është ditë e shpresës dhe e triumfit të vlerave demokratike perëndimore në mbarë Evropën dhe më gjerë.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu theksoi rëndësinë që e patën për popullin e Kosovës ngjarjet që quan në bashkimin e Gjermanisë, të cilat frymëzuan qytetarët e Kosovës që me mjete demokratike të realizojnë aspiratat e tyre për Liri, Pavarësi dhe Demokraci, e që u kurorëzuan me çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e shtetit të pavarur dhe sovran, më 17 Shkurt 2008.

Në këtë ditë historike, kryeministri Mustafa, shprehu mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen që Gjermania ka dhënë dhe po vazhdon të jap për Republikën e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-uron-merkelin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala