Mustafa ua rritë pagat agjentëve të AKI-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 24 tetor 2015, ia ka transferuar 100 mijë euro shtesë për paga dhe mëditje Agjencisë kosovare për Inteligjencë (AKI), institucion ky që udhëhiqet nga Agron Selimaj.

Këto mjete AKI-ja fillimisht i kishte të planifikuara në kategorinë ekonomike subvencione dhe transfere, por javë më parë ekzekutivi ka vendosur t’ia transferojë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve.

Në anën tjetër, Ministrisë së Punëve të Brendshme më shumë se 2.3 milionë euro të planifikuara fillimisht për operacione speciale, hetime, pajisje teknike për hetime të fshehta, renovime të stacioneve policore, etj., ia ka transferuar në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht për furnizim me uniformën e re policore, shkruan Infokusi.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-ua-rrite-pagat-agjenteve-te-aki-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala