Mustafa: U ndjeva keq për pamjet që pashë mbrëmë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka shprehur keqardhje për krejt atë çka ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, pas arrestimit të Albin Kurtit.

Sipas Mustafës, lajmet me pamje të tilla e bëjnë atë dhe të gjithë të ndihen keq.

Dua të ndajë me Ju keqardhjen për zhvillimet e mbrëmshme në Prishtinë. Lajmet dhe pamjet e tilla, na bëjnë të ndjehemi keq.
Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam i vendosur të respektojë plotësisht ndarjen e pushteteve. Nuk më takon mua dhe asnjë politikani tjetër të ndërhyjë në punën e autoriteteve të rendit dhe atyre të drejtësisë. Përpara ligjit, të gjithë jemi qytetarë të barabartë. Kështu kemi vendosur kur kemi votuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë.
Dhuna është e papranueshme si mjet politik.
Dua të besoj se organet e rendit dhe drejtësisë veprojnë në përputhje me Ligjet e Kushtetutën dhe me maturinë që kërkon situata në të cilën ndodhet vendi ynë. Në të njëjtën mënyrë, dua të besoj që kështu duhet te reagojnë edhe ata që nuk pajtohen me vendimet e organeve të rendit dhe të drejtësisë. Sidomos këto ditë, kur kemi përpara vetes nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian dhe përmbylljen e kritereve për Liberalizimin e Vizave, na duhet sjellje e përgjegjshme dhe në përputhje me normat ligjore, në interes të stabilitetit. I.M

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-u-ndjeva-keq-per-pamjet-qe-pashe-mbreme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala