Mustafa: Toleranca fetare është e palëkundshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa, ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Në urimin e kryeministrit Mustafa thuhet:

“Ashtu sikurse edhe në kremtet tjera, edhe për Pashkët Ortodokse, populli i Kosovës manifeston ndjenjën e solidaritetit dhe të mirëkuptimit”.

“Kosova ka qenë dhe do të mbetet vend i tolerancës fetare, i respektimit të ndërsjellë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim etnie, kulture dhe feje”.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Peshkopit Teodosije dhe besimtarëve ortodoksë serbë të Kosovës ua uroj Pashkët, me shpresën që këtë ditë të madhe të ringjalljes së Krishtit dhe përtëritjes së besimit ta kalojnë në paqe e harmoni”.

“Në këtë ditë të veçantë, ju uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë qytetarëve si dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, më shumë harmoni dhe dashuri në familjet e tyre dhe në shoqërinë tonë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-toleranca-fetare-eshte-e-palekundshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala