Mustafa thotë se ska pushime për deputetë deri të vonohet Specialja

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi të premten se Projektligji për Gjykatën Speciale ende nuk dihet se kur do të procedohet sërish në Kuvend, por siç tha ai nuk ka pushim për deputetët pa u kryer çështja e Gjykatës.

Mustafa këto komente i bëri në një konferencë për gazetarë.

“Ashtu si edhe është vendimi nga ana e Kuvendit të Kosovës, deputetët nuk do t’i marrin pushimet verore deri sa të procedohet në Kuvendin e Kosovës projektligji për Gjykatën Speciale. Për datë nuk mund të ju them sepse ende nuk dihet”, ka thënë Kryeministri Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-thote-se-ska-pushime-per-deputete-deri-te-vonohet-specialja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala