Mustafa thotë se do ta kthejë besimin e qytetarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka miratuar draft raportin për 100 ditshin e punës së ekzekutivit. Kryeministri Isa Mustafa, tha se ky raport është një punë e përbashkët dhe se kanë pasur synim që ta bëjnë një qeverisje të mirë.

Ai tha se beson që me këtë qeverisje do ta kthejnë besimin e qytetarëve në institucione. Kreu i qeverisë shtoi se kanë filluar qeverisjen në kohë aspak të këndshme dhe të rehatshme si pasoj e krizës së formimit të institucioneve, protestat e opozitës që kaluan në dhunë, fluksi i qytetarëve që lëshuan Kosovën dhe probleme tjera.

Në këtë mbledhje u miratua edhe projektligji për trashëgiminë kulturore dhe projektligji për digjitalizimin e transmetuesve radio difuzive tokësore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-thote-se-do-ta-ktheje-besimin-e-qytetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala