Mustafa thotë se do rrijë në zyrë gjatë protestës së opozitës

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kur opozita të fillojë protestën e thirrur për ditën e pavarësisë në ora 14:00, ai do të jetë në zyrë.

Këtë koment ai i ka bërë gjatë vizitës tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, ku tha se kishte shkuar për t’i bërë nderimet njeriut që dha kontribut në ndërtimin e një shteti demokratik.

Mustafa ka thënë se përvjetori i 8-të i pavarësisë, është dita gjatë së cilës qytetarët duhet festuar e jo të protestojnë.

“Opozita s’ka arsye të protestojë. Qytetarët e Kosovës duhet të kremtojnë festojnë e të mburren për shtetin dhe me të arriturat e këtij vendi”, është shprehur Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-thote-se-do-rrije-ne-zyre-gjate-protestes-se-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala