Mustafa: Të rritet 100 për qind akciza për kazinotë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të qeverisë kërkoi që të rritet norma e akcizës, qind për qind, tek kazinotë dhe lojërat e fatit.
“Ne duhet të mbrohemi sidomos që nxënësit, fëmijët, të rinjtë, mos të kenë mundësinë të shpenzojnë dhe t’i frekuentojnë, kështu që nëse qeveria mendon, do të ishte mirë që këtë pjesë ta rrisim edhe më shumë, jo të shkojmë në 25 apo 30, por ta rrisim 100 për qind”, tha Mustafa.
Mirëpo propozimi i ministrit të financave, Avdullah Hoti ishte që kjo mos të bëhet qind për qind. Kjo u vendos që të shqyrtohet edhe një herë pas tre muajsh.