Mustafa takon Gruevskin, i kërkon hetim ndërkombëtar për Kumanovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i tij maqedonas, Nikolla Gruevski zhvilluan një takim me njëri­-tjetrin, teksa Forumi Ekonomik i Vjenës vijonte.

Takimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve dhe temë kryesore ishte konflikti i armatosur në Kumanovë.

Pas takimit kokë më kokë me Gruevskin, Mustafa konfirmoi se u diskutua për Kumanovën.

“Diskutuam për çështjen e Kumanovës. Ne kemi kërkuar hetim ndërkombëtar për konfliktin e Kumanovës”, tha Mustafa pas takimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-takon-gruevskin-i-kerkon-hetim-nderkombetar-per-kumanoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala