Mustafa takon biznesmenët

Krijimi i ambientit për të bërë biznes, eliminimi i barrierave burokratike, krijimi i tregut të barabartë, ndryshimi i pakove ligjore me qëllim të zhvillimit ekonomik, ishte arsyeja që për herë të parë pas marrjes së postiti të kryeministrit, Isa Mustafa, ka takuar të premten përfaqësuesit e bizneseve.
Mustafa ka treguar arsyet kryesor të diskutimit me biznese janë pengesat e ambientit biznesor, qoftë ato që e vështirësojnë themelimin e bizneseve të reja ose pengesat me të cilat ballafaqohen bizneset në përditshmërinë e tyre.
“… dhe e dyta që të propozojnë ndryshime të nevojshmetë rregullativës ligjore për ta lehtësuar të bërit e biznisit, për të krijuar një konkurrencë të mirëfilltë pa marrë parasysh madhësinë e bizneseve dhe fuqinë e tyre ekonomike “, ka thënë Mustafa.
Diskutimi është zhvilluar me dyer të mbyllura pa qasje të medieve dhe mundësi për t’i dëgjuar vërejtjet dhe sugjerimet e dhjetëra bizneseve pjesëmarrëse në këtë takim.