Mustafa: “Synimi jonë është të jemi pjesëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka filluar punimet konferenca e parë rajonale për edukim dhe promovim shëndetësor, ku u tha se rëndësia në promovim e shëndetit është kryesore për institucionet e Kosovës dhe se edhe në të ardhmen do të angazhohen në luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues të vendeve rajonale dhe njëherësh po mbahet në 90 vjetorin e Institutit Shëndetësor të Kosovës.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se nuk ka shumë institucione që shënojnë jubile të tilla, prandaj kjo për ne është shumë e rëndësishme.

“Konsideroj se ky institut ka luajtur rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Shëndeti është shumë i rëndësishëm për ne dhe ne këtë së bashku me zhvillimin ekonomik dhe arsimin janë prioritetet e programit qeveritar”, ka thënë Mustafa.

Ai premtoi se për këtë institucion nuk do të mungojë përkrahja e Qeverisë.

Kryeministri Mustafa tha se Kosova ka synim që sa më parë të bëhet pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kurse, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se rëndësia në promovim e shëndetit është kryesore për institucionet e Kosovës. Ai tha se sukseset e arritura nuk do të arriheshin pa ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Do të jemi të angazhuar për luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, ka thënë ai. /Telegrafi/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-synimi-jone-eshte-te-jemi-pjesetare-te-organizates-boterore-te-shendetesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala