Mustafa sot raporton në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban mbledhjen e parë për sesionin vjeshtor ku pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve të deputetëve në adresë të qeverisë si pikë kryesore e rendit te ditës për seancën plenare do të jetë raportimi i kryeministrit, Isa Mustafa lidhur me marrëveshjet e 25 shtatorit në Bruksel.

Më pas, do të zhvillohet interpelanca e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Kuvendi do të vazhdojë punimet me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për letërnjoftimin dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës. Më pas pritet të emërohen anëtarët e Këshillit për Ndihmë Juridike Falas dhe një anëtar i Komisionit për Kërkesa Pronësore, ndërsa në fund parashihet formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti serb.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-sot-raporton-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala