Mustafa: S’ka krizë institucionale, ka dhunë opozitare

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka përfunduar takimi i presidentes Atifete Jahjaga me kryeministrin Isa Mustafa, zv/kryemininstrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së.

Kryeminsitri Isa Mustafa, në një prononcim për media pas takimit, ka thënë se nuk ka krizë institucionale, megjithëse ka thënë se e mbështet nismën e Presidencës për dialog ndërpartiak.

Mustafa tha se në Kosovë nuk jemi në ndonjë krizë institucionale, por realisht jemi në një gjendje ku opozita po tenton të bllokoj dhunshëm institucionet.

“Nuk kemi krizë parlamentare as institucionale. Kemi tentim që të pengohet me dhunë. Ne përkrahim çdo iniciativë që ndërmerr Presidentja, por mendojmë që opozita të veprojë vetëm sipas ligjeve dhe kushtetutës”, ka thënë Mustafa.

Njëjtë mendon edhe zëvendëskryeministri Thaçi.

“Nuk ka krizë, ka dhunë nga ana e opozitës. Do respektojmë të gjitha marrëveshjet e arritura deri këtu”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq të dy krerët e koalicionit qeveritar, pas deklaratave të tyre, nuk kanë pranuar të përgjigjen më tutje në pyetjet tjera të gazetarëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-ska-krize-institucionale-ka-dhune-opozitare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala