Mustafa: Situata të përmirësohet me ndërhyrjen e Presidentes

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka ardhur në përfundim se situata ku ndodhemi, është mirë të zgjidhet vetëm me ndërhyrjen e Presidentes.

Ai ka thënë se na duhet besim në institucione, dhe është shprehur optimist, duke thënë se beson në shtetin.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

NORMALIZIMI I SHTETIT..!!

Duhet të mundohemi fortë për të ndërtuar kulturë tek qytetarët që kujdesin ndaj shefit(individit), ta shndërrojmë në kulturë kujdesi ndaj shtetit, duke mos mbetur pengë kujdesi i dëshirave individuale karshi zhvillimeve sistematike institucionale.

Situata politike në vend, është mirë të përmirësohet me ndërhyrjen e Presidentes, pa ardhur deri te nevoja e ndonjë ndërhyrje shtesë…

Na duhet besim në institucionet tona, dhe politika e vendit besoj ka prodhuar liderë që dinë ta bëjnë detyrën e vetë edhe pa ndërhyrje nga jashtë.

Unë besoj në Shtetin tonë…

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-situata-te-permiresohet-me-nderhyrjen-e-presidentes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala