Mustafa siguron: Thaçi president

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas një viti me protesta dhe bllokada të vazhdueshme nga opozita, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është i bindur se qeveria që ai drejton do t’ia dalë që në vitin e dytë të krijojë më shumë stabilitet politik dhe të realizojë premtimet e dhëna para zgjedhjeve.

Në një intervistë për Top Channel, Mustafa vlerëson se pavarësisht sfidave të vazhdueshme, qeveria ka arritur të realizojë reformën fiskale, të punësojë mbi 15 mijë qytetarë, ndërsa pas këtyre reformave, sipas tij, në vitin 2016 rritja ekonomike do të jetë mbi 4 për qind.

“Tani, unë shpresoj tek reforma fiskale që kemi bërë; tek nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit të ri me vlerë 1 miliard euro; si dhe tek projekti i Brezovicës, që është zgjatur deri më 31 maj, që të kompletohet dhe të nisë realizimi i tij. Gjithashtu, përgatitjet që kemi bërë për aktivizimin e Trepçës, por edhe masat mbështetëse që kemi marrë për bujqësinë dhe biznesin e vogël me subvencione dhe forma të tjera financimi, janë të rëndësishme për vitin e ardhshëm, në mënyrë që të kemi një rritje më të shpejtë ekonomike”, deklaron Mustafa.

Intervisten e plotë të kryeministrit Mustafa muna ta lexoni më poshtë:

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=316378&fundit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-siguron-thaci-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala