Mustafa: Shkuarja në Bruksel e vështirë, por e domosdoshme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në deklarimin e tij të parë për media rreth takimeve të fundit me palën serbe, pas kthimi nga Brukseli, ka thënë se shkuarja në bisedime duke ditur se Kosova është vendi më i izoluar në Europë ishte shumë e vështirë, porse është diçka e nevojshme të bëhet në mënyrë që të arrihet afrim me qëndrimet e Bashkimit Europian dhe në këtë mënyrë të merren vizat sa më shpejtë që është e mundur.
Mustafa i pyetur rreth kësaj çështje ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të themelohet ashtu siç është rënë dakord me marrëveshjen e parë mes Kosovës e Serbisë me 19 prill 2013 dhe duke respektuar në tersi Kushtetutën e vendit.
Mustafa, i cili sot gjatë ditës qëndrojë në Istog për të bërë homazhe për ish-nënkryetarin Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Feratin, ka thënë se takimi i fundit me delegacionin serb ishte një takim i rëndomtë dhe nuk ka pasur akordime të reja.