Mustafa: Serbia të vetëdijesohet, Kosova duhet të jetë në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova nuk do të heqë dorë pranimi pasi siç tha ai, Kosova ka nevojë për UNESCO, por edhe ka çfarë t’i ofrojë UNESCO-s.

Mustafa në një konferencë për media të përbashkët me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se do t’i përmbushin kërkesat e nevojshme për një anëtarësim sa më të denjë.

“Para pak ditësh bordi ekzekutiv ka pranuar kërkesën për anëtarësim. Kosova e meriton dhe duhet të jetë anëtare e UNESKO-s. Kosova ka çfarë t’i ofrojë UNESKO-s. Vendi ynë nga 90 deri 99 ka arritur ta bëjë arsimin shqip. Por na habit fakti se Serbia nuk u vetëdijesua nga veprimet e saj, dhe ajo sot po tenton të loboj kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, ka thënë ndër të tjera, Mustafa.

Ai ndër të tjera ka theksuar se Kosova ka nevojë të jetë në UNESCO ku sipas tij do të ndihmonte shumë në krijimin e një tregu të punës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-serbia-te-vetedijesohet-kosova-duhet-te-jete-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala